Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vizita e Blinken, ambsada e SHBA: Do takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë!

Shkruar nga Newsbomb
Vizita e Blinken, ambsada e SHBA: Do takohet me drejtues të sistemit
Pas mbërritjes së sekretarit amerikan në Shtetit Antony Blinken në Shqipëri, Ambasada e SHBA ka reagur duke i uruar mirëseardhjen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada i ka uruar mirëseardhjen Blinken, duke e cilësuar vizitën historike. Mirësevjen në Shqipëri Antony Blinken.” Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike’, - shkruan ambasada e SHBA në rrjetin X. Sekretari i shtetit të SHBA u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, amabsadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, bashkë me të dërguarin me punë të SHBA në Tiranë David Ëisner. Së bashku me Blinken në Shqipëri ka mbërritur dhe ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila tani më mban postin si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane. Nën masa të forta sigurie sekretari Blinken u nis drejt Tiranës në këtë vizitë intensive 8 orëshe.Rreth 1500 forca policore janë në terren për të mundësuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës së tij në Tiranë. Lexo edhe: Mbërrin në Rinas sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken Ndalesa e parë e Blinken do të jetë në ambasadën e Amerikës në Tiranë në orën 13:35. Më pas rreth orës 14:15 sekretari Blinken do të takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri. Në orën 15:00 Blinken do të takohet me presidentin shqiptar, Bajram Begaj. Ndërkohë në orën 16:15 Blinken do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu rreth orës 18:10 Sekretari Blinken dhe kryeministri Edi Rama do mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë. Sakaq ajo që vihet re nga axhenda është se në takimet e Blinken nuk përfshihet opozita shqiptare. Kujtojmë se ka qenë Blinken ai që shpalli non grata në Amerikë ish-kryeministrin Sali Berisha. Lexo edhe: Blinken në Tiranë, Hasani: Partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA do forcohet

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese