Politika editoriale Televizionit kombëtar Klan ka ndryshuar shpesh në harkun e viteve në varësi edh e të qeverive. Por në luftën për audiencën e shqiptarëve, televizioni në pronësi të Aleksandër Frangaj është krenuar me investigime dhe informacione ekskluzive, që tani duket se mungojnë.
Madje, sipas Vizion Plus, Klan ka nisur edhe të vjedhë. “Marrja e informacionit nga një media ne një tjetër media është një gjë e zakonshme, dhe kur citohet burimi është për t’u përshëndetur. Por kur Televizion Klan merr një kronike lajmesh dhe i’a shet publikut si informacion te siguruar nëpërmjet burimeve te tij kjo është vjedhje” ka denoncuar Vizion Plus.
Sipas tij, edicioni i orës 15.00 i datës 22 janar ne Vizion Plus u hap me një kronike për hetimet ne lidhje me rrjetin e kokainës. Kronika, e cila u referohej burimeve te Prokurorisë, shpjegonte se si ishin ndjekur lëvizjet e nipit te ish-diktatorit, Ermal Hoxha. I njëjti informacion serviret ne hapje te edicionit te lajmeve te orës 19 e 30 minuta ne Tv Klan.
Ne te dy tekstet nuk ndryshon asnjë presje përveç zërit te gazetarit. Kronika e Vizion Plus mbyllet me përpjekjet e policisë për te gjetur Pranvera Ebeling, gruan qe është e përfshire ne rrjetin e drogës. Ndërsa ne fundin e tekstit te kronikes se Tv Klan janë shtuar edhe dy paragrafë te tjerë si për te humbur gjurmët.