Hapësire reklamuese

Rajoni

Vizat për Kosovën, Këshilli i BE-së: Duhet të sqarohen edhe disa çështje! Të vijojë diskutimi për…

Shkruar nga Newsbomb
Vizat për Kosovën, Këshilli i BE-së: Duhet të sqarohen

Presidenca Çeke e Këshillit Europian ka theksuar ditën e sotme se është e domosdoshme që të qartësohen edhe disa çështje, për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një deklarate të publikuar pas debatit të mbajtur nga grupi i punës për vizat, Presidenca Çeke ka thënë se duhet të vazhdojë diskutimi.

“Komisioni Evropian e ka prezantuar raportin e tij të përditësuar për këtë çështje, që rikonfirmon se Kosova vazhdon të plotësojë të gjitha kushtet për liberalizim”, thuhej në njoftim.

Gjatë mbledhjes së mbajtur sot në KE, u propozua nga Franca që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ndërkohë, komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi u shpreh se Kosova i ka plotësuar të jgitha kushtet e vendosura dhe se liberalizimi i vizave mund të ndodhë në fund të këtij viti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll