Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

“Viva il lupo”, Meloni i shkruan Ramës: Lidhja Shqipëri-Itali historike, ruajmë dhe kultivojmë bashkëpunimin tonë strategjik

Lajme të ngjashëm

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i është përgjigjur urimit të kryeministrit Edi Rama për detyrën e re.

Meloni u betua ditën e djeshme, ndërsa formoi edhe kabinetin e ri qeveritar që do të drejtojë Italinë në këtë kohë të vëshirë krize ekonomike globale.

“Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Suksese Giorgia Meloni”, i shkroi dje Rama.

Ndërsa kryeministrja e parë femër e Italisë i është përgjigjur.

“Faleminderit Edi Rama. Lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që ne dëshirojmë ta ruajmë dhe kultivojmë. Viva il lupo”, shkruan Meloni.

Më shumë