E diela e fundit kishte rutinën e të gjitha të dielave të mia, kur në vend të ekranit – atij librit me një faqe – lexoj dhe mbaj radion ndezur në ndonjë program muzikor. Mbase kur jam në Holandë, e kam të vështirë të kuptoj mirë përshkrimin gjatë prezantimit të këngëve, por gjuha e tingujve është e njëjtë në të gjithë botën. Befas këtë të diel, e ndala leximin në orën 1:32, pasi në rubrikën “Schiffers” të radios holandezeNPO (ku zakonisht paraqitet muzikë e zgjedhur – madje shumë e zgjedhur – nga bota), ndesha zërin e njohur të këngëtarit shqiptar Alban Skënderaj. Nuk e di nëse ishte kënga më e bukur që do të doja të dëgjoja shqip, por di se si shqiptare u ndieva e përfaqësuar. Siç jam ndier e përfaqësuar nga Inva Mula, Ermonela Jaho, Eda Zari, Sajmir Pirgu, Elina Duni, e të tjerë. Prezantimi i këngëtarit shqiptar ishte i shkurtër, dhe gazetari i rekomandonte dëgjuesit të radios së tij llojin e muzikës Pop që bëhej në Shqipëri. Kjo muzikë e zgjedhur bëhet në Shqipëri! U ktheva me kujtesën time në vitet kur ishte zbuluar ky djalë i talentuar, dhe investimit që një televizion serioz si “Top Channel” i kishte bërë muzikës dhe talentit të tij, si pjesë e asaj pasurie që duhet ruajtur dhe mbështetur. Sa mirë që prezantuesi holandez nuk dinte më shumë për muzikën shqiptare sot, dhe nuk kishte zgjedhur më shumë mes asaj Vithnaje dhe Shaljashtërie që ka dyndur muzikën në Shqipëri, edhe muzikën në botë. Pak ditë më parë kisha lexuar një artikull ku viti 2014 ishte shpallur si Viti i Vitheve, dhe sigurisht i referohej këngëtareve të muzikës Pop a tjetërçka dhe kopertinave të revistave. Por të paktën edhe pse ndonjëherë me vithe e cica jashtë, këngëtaret e botës nuk mund të bëhen hit pa zë; zëri është kushti i parë, pastaj të tjerat. Të tjerat janë garniturë, që e kërkojnë kohët e reja, të kësaj bote të kërcënuar nga konsumizmi dhe paraja kallp. Por, veç të tjerash, ato kanë edhe tekstet e mira, që në të shumtën e rasteve janë poezi të menduara dhe shumë të bukura. Po tekstet e këngëve tona? Shihi tekstet e këngëve të këngë-vitheve tona, për të kuptuar se çfarë varfërie na ka rënë për derë. Nuk po flas për muzikën, nëse është origjinale apo jo, sepse nuk jam në thekra të njohura. Flas vetëm për tekstet. Po sjell vetëm disa vargje, që më kanë vrarë veshin: “Zhuk e randë kish qëllue/s’kishim faj dush m’u krye” (zhuka, është fjala për zgjenben!), “Miqësia jonë lesh me qime…”, “Paskam b… e mirë/din mir me u dridhë”, “A din me ma thy/me ty e kam me ty”, “Ti s’din as me ma lyp”, e të tjera plot që kanë zënë përditën tonë e duke e lënë muzikën shqiptare në periferitë e asaj europiane. Tani nuk ka mbetur më, veç pamja ballore, që t’i afrohet pornografisë.
Viti i Vitheve dhe Alban Skënderaj në radion holandeze
Lajme të ngjashëm
Lexo edhe:
Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm
Artikulli paraprakNjë foto aktorësh në kongresin e PS në mars 1996
Artikulli tjetërElhaida Dani, me Riccardo Cocciante-n në Eurovizion
Më shumë
Analiza e Ditmir Bushatit për luftën në Ukrainë: Dy mësime nga historia dhe peisazhi i ndryshuar i sigurisë
Nga Ditmir Bushati
ÇMIMI I TË ARDHMES
Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se rendi ndërkombëtar që mbajti pjesën më të madhe...
A PO LARGOHET EDI RAMA?
Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al.
“Durimi ynë po soset. I imi po njëherë!”
Ky pasazh i njërit prej fjalimeve më të ashpra që zoti Rama ka...
Ben Blushi rrëfen historinë më amerikanin që kërkonte të vdiste në Shkodër: Ishte i fesë Xhainiste, e kërkova prapë për t’i mësuar emrin…
Nga Ben Blushi
AMERIKANI QË KËRKON TË VDESË NË SHKODËR
Këtë burrë e takova në Shkodër përpara disa muajsh. Diku përballë muzeut Marubi. Në qendër
A mund...
“Muzika dëmton veshët”, Ben Blushi rrëfen takimin me Sonadën në Xhaminë e Shkodrës: Lutem që të shfaqet njeriu që ëndërroj, por edhe mblesëria nuk...
Nga Ben Blushi
SONATA E SONADËS
Isha në Xhaminë e Shkodrës. Një vajzë e mbuluar u afrua te hyrja e grave.
Të të bëj një fotografi, e...