Hapësire reklamuese

Aktualitet

Viti i ri shkollor, shtyhet për herë të tretë regjistrimi i nxënëseve në e-Albania

Shkruar nga Newsbomb
Viti i ri shkollor, shtyhet për herë të tretë regjistrimi i

Është shtyrë për herë të tretë afati për regjistrimin e nxënësve në vitin shkollor 2023-2024.

Ministria e Arsimir dhe Sportit u ka dhënë edhe  një mundësi tjetër të gjithë qytetarëve që nuk kanë arritur të regjistrojnë fëmijet e tyre në shkollë. Ministria njofton se nxënësit duhet të regjistrohen deri më 30 shtator.

Ministria u jep mundësinë e tretë të gjithë të nxënësve të regjistrohen, afatet janë shtyrë pasi kjo është hera e parë, ku  i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP.

Ministria e Arsimit dhe Sportit i’u kërkon të gjithë strukturave të saj të varësisë si, DPAP, DRAP, ZVAP dhe drejtorive e institucioneve arsimore, të mbështesin dhe asistojnë personat që ushtrojnë përgjegjësi prindërore, që asnjë nxënës të mos mbetet i paregjistruar brenda afatit të përcaktuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese