Hapësire reklamuese

Aktualitet

Viti i ri shkollor, pedagogu: Mbajtja e distancës e pamundur, Ministra e Shëndetësisë nuk e ka vrarë mendjen…

Shkruar nga Newsbomb

Pedagogu Ermal Hasimja ka folur në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor.

Ai është shprehur se është dakord me hapjen e shkollave, por nuk është dakord me mbajtjen e distancës me 1.5 metra.

Sipas Hasimja mbajtja e distancës nga klasa e parë në të pestë është e pamundur, ndërsa nga klasa e 5-të e lart mund të mbahet deri në 1 metër.

Ndër të tjera ai është shprehur se nëse shkolla do të zhvillohet me turne atëherë për 95% të nxënësve do të jetë thjesht formalitet, ndërsa për 5% do të ketë efikasitet. Sipas tij Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rregullat pa e ‘vrarë mendjen’ se çfarë pasojash ka kjo në arsim.

“Jam dakort me hapjen e shkollave. Por është shumë e vështirë dhe e pamundur ruajtja e distancës në shkollë.  Ministra e Arsimit nuk ka asgjë në dorë ka vendosur ministria e Shëndetësisë. Sa për turnet I bie që mësuesit të punojnë me dy turne, si mundet një mësuese të punojë dyfish. Do vijnë të gjithë në shkollë në orën 8 dhe do t’u matet tempertatura dhe të dizenfektohen do mbajnë edhe distancën 1.5 metra i bie distanca të shkoj në kilometra.

Unë jam dakort me të gjitha masat vetem për një nuk jam, është ajo e distancën kjo e ndryshon gjithçka. Ata nuk e kanë vrarë mendjen se cfarë shkakton kjo në klasa. Kjo jep  një goditje të pariparueshme. Për parashkollorët nuk duhet të jetë e diskutueshme distanca. Deri në klas të pestë nuk ka asnjë kuptim që të mbash distancë. Nga klasa e 5-së e lartë të mbajnë distancë 1 metër” është shprehur Hasimja, për 'news24'.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll