Hapësire reklamuese

Aktualitet

Viti i ri shkollor 2023-2024 fillon më 11 Shtator, risia që Ministria e Arsimit ka miratuar (KALENDARI)

Shkruar nga Newsbomb
Viti i ri shkollor 2023-2024 fillon më 11 Shtator, risia që Ministria

Ministria e Arsimit ka miratuar strukturën për vitin e ri shkollor 2023-2024. Bëhet me dije se viti i ri shkollor do të nisë më 11 Shtator dhe do të përfundojë më 14 Qershor, ku përjashtim bëjnë vetëm maturantët të cilët vitin shkollor do ta mbyllin më shpejt, përkatësisht në 31 Maj të vitit 2024.

Ndërkohë, risia për vitin e ardhshëm mësimor është se nxënësit të cilët do të shkojnë në klasën e parë, edhe nëse nuk kanë mbushur 6 vjeç, do të mund të regjistrohen me kushtin që të mbushin moshën deri në 31 dhjetor të atij viti akademik.

Sipas strukturës së miratuar nga Ministria nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimet, perpiudha e parë do të jetë në fundvitit, ndërsa e dyta do të jetë në javën e parë të muajit Prill. Sa i përket provimeve të Maturës Shtetërore do të zhvillohet nga data 3 qershor deri në 28 qershor 2024.

[gallery size="full" ids="709338"]

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese