Myslimanët në rajonin e largët perëndimor të Kinës, janë detyruar të hanë mish derri dhe të pinë alkool gjatë festës së vitit të ri kinez.
Njerëzit thanë se ishin të ftuar në darka kineze të Vitit të Ri ku u shërbyen mishi i derrit dhe alkooli. Zyrtarët kinezë kërcënuan se do t’i dërgonin në ‘kampet e ri-arsimimit’ nëse refuzuan të merrnin pjesë.
Në rrjet qarkulluan disa foto ku tregonin një zyrtar kinez që vizitonte familjet myslimane në qytetin Yining dhe shpërndante mish derri të papërpunuar të hënën, në prag të Vitit të Derrit.
Sondazh
Poll