Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Viti i ri akademik në fillim të nëntorit, flet rektori Hoxha: Përgatitjet për të menaxhuar situatën kanë filluar, do kombinohet mësimi në klasa me atë online

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e2a141d321a80b0106111062cd1b45fe

Procesi akademik në Universitetin e Tiranës do të nisë në javën e parë të muajit nëntor.

 

Nën prezencën e Covid-19 edhe viti akademik në universitet do të duhet të përballojë edhe situatën e krijuar në vend. Në një intervistë për “Neës24”, profesor Artan Hoxha thotë se situata po përballet me disa sfida.

Mbarëvajtja dhe përfundimi i vitit aktual akademik, planifikimi i vitit të ri dhe pranimet e reja në Universitetin e Tiranës.

“Për shkak të pandemisë, ka kaluar afati ligjor i tij, por ne po përgatitemi për fillimin e vitit të ri akademik, që do të jetë nga java e parë e nëntorit, sipas përcaktimit të Minstrisë së Arsimit. Përgatitjet për mirëpritjen e studentëve dhe ecurinë e mësimit kanë filluar teksa ndiqet me vëmendje  ecuria e Covid-19. Universiteti i Tiranës ka vendosur të kombinojë mësimin në klasa me atë online”.

Rektori thotë se specialistet janë duke krijuar platformen online për të gjithë studentët dhe pedagogët e Universitetit te Tiranës.  

“Ne do përpiqemi maksimalisht të përdorim auditorin dhe ta kombinojmë me leksione online, për këtë po përgatitemi, që të kemi një platforme online të universitetit, të mos përdorim më programe të ndryshme, po trajnojmë IT dhe do bëjmë të mundur që UT, fillimin e vitit të ri ta ketë në një platformë lehtësisht te përdormshme për pedagogë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img