Hapësire reklamuese

Politikë

Viti i ri akademik, flet ministrja Kushi: Mësimi online ishte vendim i vështirë, por i pashmangshëm

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur në ceremoninë e rihapjes, pas 10 vitesh të Universitetit të Forcave të Armatosura, për rifillimin e vitit të ri akademik.

Për sa i përket mësimit online, Kushi u shpreh se nuk është e lehtë për të që të urojë vitin e ri akademik me auditore boshe, por sipas saj kjo është një sakrificë e të gjithëve.

Sipas saj, janë disa rrethana që nuk mund të shmangen, por duhen përballuar me shumë qetësi. Më tej, Kushi tha se ky vendim nuk ishte i lehtë as për Komitetin Teknik të Ekstertëve, por është e vështirë që të menaxhohet situata duke ndjekur metodat specifike.

”Ky fillim viti akademik është tejet i pazakontë, sfidues si asnjë vit tjetër më parë. Për shkak të rrethanave të paqarta të pandemisë në gjithë globin. Dhe nuk është aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta. Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kuraje. Jam e vetëdijshme për vështirësitë. Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja.

Mendoj që kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve, nuk është aspak i lehtë. Prandaj si ministre e arsimit, dua forcë dhe fleksibilitet. Është shumë e vështirë të menaxhojmë situatën duke ndjekur dhe metodat specifike. Jam informuar se janë marrë të gjitha masat për nisje dhe vazhdim të mbarë të vitit akademik. Vështirësitë s’mund të ndalin të vijojmë me paktin për universiteti, si prioriteti për shërbime më të mira ndaj studentëve. Pa u zgjatur më shumë, dua t’ju kujtoj se për asnjë moment mos neglizhojmë rregullat. Me shpresë në momentin më të parë t’i kthehemi normalitetit, jo vetëm në universitete, por në jetë. E di që së bashku do bëjmë më të mirë, do kapërcejmë sfidat, do ia dalim.”- u shpreh ministrja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.