Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Viti 2014, i keq për median malazeze

Lajme të ngjashëm

Ndërkohë, një nga arsyet që ka rënduar situatën në këtë vend është edhe gjendja e vështirë financiare në të cilat ndodhen televizionet dhe gazetat

2014 ka qenë një vit i keq i për mediat në Mal të Zi, ku më shumë se 150 gazetarë kanë humbur vendin e tyre të punës, ndërsa një television falimentoi.

Unioni i Mediave në fqinjin tonë verior ka shprehur shqetësim për mënyrën se si punonjësit po shkarkohen nga pronarët e tyre duke kërkuar një forcim të ligjit për median. Ndërkohë, një nga arsyet që ka rënduar situatën në këtë vend është edhe gjendja e vështirë financiare në të cilat ndodhen televizionet dhe gazetat.

Sipas Unionit, 2014 ka qenë edhe një vit më i keq se 2013 ndërsa mediat përballen me borxhe të thella dhe rrezikohen nga falimentimi.

Unioni i Mediave i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë menjëherë në konsideratë masat e nevojshme duke ulur TVSH-në për mediat e shkruara dhe ato televizive.

Rreth 2000 persona punojnë aktualisht në 58 radio dhe televizione si dhe në 167 gazeta dhe revista të ndryshme në Mal të Zi.


Më shumë