Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vitet kalojnë, por këto këngë vazhdojnë ende të dëgjohen nga shqiptarët (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Klikimet që ka një këngë në “Youtube”, jo gjithmonë tregon për vlerat e saj, por në disa raste, shikueshmëria në kanalin më të madh muzikor në internet mund të jetë një matës i mirë për të treguar se sa vlen kënga.

Këngët që prodhohen sot nga artistët shqiptarë të njohur në Shqipëri dhe Kosovë i kalojnë në shumicën e rasteve mbi 1 milionë klikime në “youtube” duke arritur deri në mbi 10 milionë klikime, përjashto “Të ka lali shpirt” që deri më tani numëron rreth 150 milionë të tilla. Por, pas vrullit të momentit këto  këngë “braktisen” nga publiku dhe klikimet mbeten në vend.

E njejta gjë nuk ndodh me shumë vepra, që ndonëse janë publikuar përpara viteve 2000, sot numërojnë në “youtube” mbi 1 milion klikime, çka tregon për vlerat e tyre të cilat nuk humbasin pavarësisht se vitet kalojnë, transmeton Newsbomb.al.

Bashkëpunimi i grupit të njohur shqiptar nga Maqedonia, Elita 5 me këngëtaren nga Kosova, Adelina Ismaili, “Sajzeza” është publikuar në vitin 1996, ndërsa në youtube ndodhet që prej 2011-ës, dhe sot numëron mbi 2 milionë shikime. Një hit i 19 viteve më parë që vijon të dëgjohet edhe nga brezat që ndoshta nuk kishin lindur në atë vit, ose ishin fare të vegjël.

E njejta gjë mund të thuhet edhe për hitin e artistit të njohur Aleksandër Gjoka, “Ditë dimri”, e cila po ashtu ka sot në “youtube” më shumë se 2 milionë shikime.

Aurela Gaçe ka shumë hite në repertorin e saj muzikor, por “Fati ynë shpresë dhe marrëzi” e kënduar për herë të parë në vitin 1997 në Festivalin e Këngës, mbetet një këngë identifikuese për Gaçen. Më shumë 1 milion e 200 mijë shikime ka kjo këngë në “youtube”, çka tregon se ajo preferohet ende nga publiku shqiptar.

“Vetëm 5 minuta” e Agron Berishës si dhe bashkëpunimi i Edona Llalloshit me Memli Krasniqi “Simpatia” janë dy prej këngëve të tjera që numërojnë mbi 1 milionë klikime pavarësisht viteve kur janë publikuar. 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu