Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vitaminat që na duhen në kohë Covidi? Blerina tregon për çfarë ka nevojë trupi ynë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Pas disa muajve të munguar do të rikthehemi në blogun tonë. Aty ku pak rreshta do të na mjaftonin herë pas here jo vetëm për të marrë informacione të reja por edhe për të përforcuar ato që ne dimë, por me të dhëna dhe fakte të reja shkencore. Dua ta nis këtë shkrim të parë te vjeshtës me rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve për trupin tonë, pasi edhe ditët që po kalojmë, situata globale për shkak të Covid-19 na imponon një kujdes të shtuar në marrjen e të gjitha vitaminave. Ato janë tepër të rëndësishme për rritjen e imunitetit dhe na ndihmojnë të përballojmë në mënyrë më të lehtë të gjitha gjendjet gripale dhe virusale. Le të shikojmë me radhë se cilat janë funksionet e tyre dhe ku i gjejmë ato.

Mikronutrientet (mikroushqyesit) janë vitaminat dhe mineralet e nevojshme për trupin e njeriut, të cilët shërbejnë për kryerjen e një numri të madh procesesh fiziologjike. Ato jane substancat ( vitaminat & mineralet) të cilat organizmi ynë nuk është  në gjendje ti prodhojë vetë dhe për këtë arësye ne duhet të kujdesemi për nje ushqyerje të shëndetshme dhe një regjim ushqimor të balancuar. Nëpërmjet së cilët garantojmë përfitimin e tyre. Trupi ynë ka nevojë për një sasi të vogël mikronutrientësh, ndryshe nga nevoja për makronutrientet ( proteinat, karbohidratet , yndyrnat) të cilat janë përgjegjëse për rritjen dhe mirëzhvillimin e trupit të njeriut përgjatë të gjitha proceseve jetësore.  Ndërkohë që vitaminat dhe mineralet ( mikronutrimentët)  kryejnë funksione specifike në trupin tonë, ndër më të rëndësishmet janë rritja e imunitetit, mbrojtjet imunitare, koagolimi i gjakut, zhvillimi i trurit, si dhe parandalimi dhe “luftimi” i një sërë sëmundjesh.

Cilat janë mikroushqyesit & funskionet e tyre

Vitamina B1 ndryshe tiamina-  ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji. E gjejmë tek të gjitha cerealet, tek legumet dhe mishi i derrit.

Vitamina B2 e njohur ndryshe si riboflavina- është e nevojshme për prodhimin e energjisë, funksionet qelizore dhe metabolizimin e yndyrnave. E gjejmë tek qumshti dhe të gjitha derivatet e tij, tek mëlçia e kafshëve dhe tek bimët me gjethe jeshile.

Vitamina B3 ndryshe niacina- favorizon prodhimin e energjisë që marim nga ushqimi. E gjejmë tek mishi i bardhë, salmoni, peshku shpatë dhe tek arrat.

Vitamina B5 e njohur edhe si acidi pantotenico- favorizon sintetizimin e yndyrnave. E gjejmë tek e verdha e vezës, kerpudhat si dhe tek mishi i qingjit dhe vicit.

Vitamina B6  e njohur si piridosina - ndihmon trupin tonë të përfitojë glukozën nga karbohidratet për të prodhuar energji dhe të shumfishojë qelizat e kuqe te gjakut. E gjejmë tek spinaqi, patatet, legumet, mishi i bardhë, peshku dhe tek agrumet.

Vitamina B7 e njohur si biotina - ka një funksion thelbësor në metabolizimin e acidrave yndyror, aminoacideve dhe glukozës. E gjejmë tek majaja e birrës, e verdha e vezës, tek bananet dhe portokalli.

Vitamina B9 e njohur si folati- është tepër e rëndëishme për ndarjen qelizore.

Vitamina B12 e njohur si kobalamina-është përgjegjëse për shumfishimin e qelizave te kuqe të gjakut dhe mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe trurit. E gjejmë tek të gjitha ushqimet me origjinë shtazore, kryesisht mishi i vicit. E gjejmë gjithashtu tek peshku, vezët, tek qumështi dhe mëlcia.

Vitamina C ndryshe acidi askorbik- është themelor për prodhimin e neurotrasmetuesve dhe kolagjenin. Atë e gjejmë tek të gjitha agrumet, tek ananasi, kiëi, luleshtrydhe, qershitë. Tek spinaqi, radhiqet, brokoli, lulelakra, domatete etj.

Vitamina A - është tepër e rëndësishme për të mbrojtur dhe hidratuar lëkurën, për shëndetin e gojës dhe atë të syve si dhe një mbështesës shumë i mirë për shëndetin e kockave. Atë e gjejmë tek vaji i melcisë së merlucit,  tek e verdha e vezës, tek mëlcia e kafshëve, tek karrotat, majdanozi etj.

Vitamina D -është promotore e një sistemi të mirë imunitar, është përgjegjëse për shëndetin e mirë të kockave dhe të kalciumit. E gjejme tek disa djathra te stazhionuar, tek salmoni, tek gjalpi dhe vezët.

Vitamina E- është një antioksidues shumë i fuqishëm që rrit ndjeshëm fuqinë tonë imunitare. E kemi tek farat e lulediellit, tek ato të kungullit, tek misri, tek frutat e thata si arrat, lajthitë , brokoli, avokado etj.

Vitamina K- është tepër e nevojshme për koalgolimin e gjakut dhe për zhvillimin korrekt të sistemit tonë kockor.  E gjejmë me shumicë tek domatet, spinaqi, karrota, barbunjat etj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese