Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

‘Vit jo i zakonshëm’, Arta Marku prezanton raportin për 2018: Vlora më e goditura nga krimi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9e064c91854d45c2084b6f84c83b149e

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka prezantuar sot përpara Komisionit të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018.

Teksa bëri  përmbledhje të punës së organit të akuzës gjatë vitit që lamë pas Marku a tha se edhe në vitin 2018, qarku me kriminalitetin më të lartë është Vlora, ndërsa me kriminalitetin më të ulët është Dibra.

‘2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për shkak të Vettingut dhe se janë bërë shumë shkarkime prokuroresh “prandaj kanë qenë pak apatike sepse ky proces i ka bërë të pasigurtë”.

Prokuroria ka zbatuar të gjitha ligjet në fuqi dhe rekomandimet e Këshillit të Ministrave, rekomandimet e BE, për të shpejtuar rrugën për integrimin e BE. Për vitin 2018 kemi më shumë procedime penale se në vitin 2017. Viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët, për shkak të procesit të vettingut. Prokurorët kanë qenë disi apatik, pasi në mënyrë të pashmangshme ka ndikuar në punën e tyre.

Një pjesë e procedimeve janë nisje nga Prokuroria, ndërsa më shumë janë referime nga qytetarët dhe policia. Gjithsej, janë bërë më shumë se 57 mijë procedime. Më shumë procedime penale janë shënuar në Tiranë, më pas në Durrës, Elbasan, Shkodër.  Përqindja më e ulët e kriminalitetit është në qarkun e Dibrës, kurse më të lartë e ka qarku i Vlorës. Veprat penale më të lartë janë vjedhja e pasurisë, krime ndaj personit, krimet ndaj tokës, veprat e dhunës kryesisht në familje. Në 2018, janë dënuar më shumë se 10 mijë persona’, deklaroi Marku.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img