Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

“Vishi prapë bluzat e Juves se shkum për l***”, Rama batuta me tifozin bardhezi: Ia dhamë trajnerin Interit se u bë si LSI-ja, ne fitojmë finalen në 25 prill

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama njihet si një tifoz i zjarrtë i Juventusit dhe këtë e tregon në çdo dalje televizive, ndërsa shpeshherë në takime me qytetarët vesh edhe xhupin e Juventusit.

Por gjatë fushatës elektorale Rama e ka zëvendësuar bluzen e Juventusit me atë të Partisë Socialiste, ndërkohë që ekipi Italian nuk ka patur rezultate të mira në javët e fundit.

Një tifoz bardhezi i ka komentuar Ramës në facebook dhe i ka kërkuar që të veshë përsëri bluzen e Juves, pasi që kur Rama e ka hequr, ekipi nuk po ecën mirë. Ndërkohë Rama i ka kthyer përgjigje duke i thënë se këtë vit Juventusi ia dha trajnerin Interit pasi u bënë si LSI-ja, ndërsa shton se finalen e tretë në 25 prill do ta fitojë Partia Socialiste.

“Kryeminiser fillo veshi blizat me stem te Juventusit prap se shkum per l** prej qe nuk i bart me”, i shkruan qytetari, ndërsa Rama i kthehet: “Ket vit id ham trajnerin Interit se u be Interi shkret si LSI-ja, prandaj le te gezojme per interistat se ne do fitojme Finalen e Trete ne 25 prill”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img