Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Vishaj: Më mirë të “goditeshin” ndryshimet kushtetuese se vettingu

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Reforma në drejtësi nuk do të mund të avancojë përpara pa zhbllokimin e ligjit të vettingut.

Saimir Vishaj, kreu i shoqatës së avokatëve penalistë, thotë do të ishte shumë më mirë të mos jepej konsensusi që në fillim për ndryshimet kushtetuese, sesa të mbahet tani pezull ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 Vishaj: Është i vetmi  Ministër Drejtësie që ka mbledhur të tre aktorët për të cilët po zhvillohet reforma në drejtësi, Unionin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatët. Jo vetëm na ka mbledhur, por na ka krijuar disa herë për tryeza të rrumbullakëta ku të diskutojmë dhe debatojmë, qoftë dhe për ligjin e vettingut, përpara se reforma në drejtësi të kalonte në parlament.Nuk arrij të kuptoj shqetësimet që ka unionin i gjyqtarëve apo prokurorëve sepse kemi qenë sëbashku në tryeza të organizuara nga Ministri i Drejtësisë, i cili herë pas here na ka bërë pjesë të debatit ku më pas kemi kaluar dhe në Komisionin e Ligjeve dhe jemi ballafaquar me ekspertët në mënyrë që reforma në drejtësi të kishte dakordësinë e të gjithë subjekteve politike. Sikundër përshëndesim 140 deputetët që votuan ndryshimet kushtetuese, që për mua është Kushtetutë e re, më pas kjo dakordësi u prish dhe pjesa e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, sidomos i ligjit të vettingut. Më mirë ishte të ishin goditur ndryshimet kushtetuese.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vishaj pranoi se ligji në vetëvete ka një sërë pikash që konstitucionalistët mund ti kontestojnë.

Ai tha se Kushtetuesja duhet të kishte vendosur vetë për këto çështje, pa qenë nevoja për ta dërguar në Komisionin e Venecias.

Por sipas tij, synimi i Gjykatës Kushtetuese është të shtyhet reforma.

 Pasojat e pezullimit të vettingut

Nuk ka asnjë pasojë. Ata gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kërkojnë një frymëmarrje dhe për 2 muaj apo për 3 muaj. Por Ministri e tha qartë dje, kjo reformë do të ndodhë dhe ky vetting do të ndodhë. 1, 2 apo 3 muaj mund të zgjasë. Unë nuk arrij të kuptoj se pse gjyqtarët dhe prokurorët kanë frikë nga kjo reformë. Nëqoftëse je i pastër, deklaron pastërinë e figurës morale dhe profesionale, pasuritë e tundshme dhe të patundshme që i ke vënë në mënyrë të ligjshme, nuk ke pse të kesh frikë.Kujtojnë se do të ndodhë ndonjë çudi meqë po troket dhe fushata elektorale.Edhe një ditë gjyqtar është shumë. Si vettingu apo edhe ligji për organizimin e pushtetit gjyqësor që ka të bëjë me këshillin e lartë gjyqësor apo këshillin e lartë të prokurorisë duhet të kishin hyrë në fuqi, por pezullimi i vettingut nga Kushtetuesja bën të pamundur ngritjen e institucioneve të reja ku aktualisht kemi ngritjen me ligj të Këshillit të lartë të gjyqësorit ndërkohë që vazhdon funksionimin në mënyrë ekstraproceduriale ose antikushtetuese KLD.Kemi ndërtimin e këshillit të lartë të prokurorisë që do të emerojë dhe prokurorin e përgjithshëm ndërkohë që ky këshill vazhdon akoma nën varësinë e prokurorit të përgjitshëm. Pa ligjin e vettingut nuk mund të vazhdojë normaliteti i reformës në drejtësi.

Disa pika të ligjit të kontestueshme

Ka disa pika që mendoj që konstitucionalistët mund ta kontestojnë.Ka disa kundërshti me nenin 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Së pari pushteti gjyqësor është pushtet terësisht i veçuar nga pushteti ekzekutiv apo legjislativ.Nuk ka lidhje që pushteti ekzekutiv të kontrollojë pushtetin gjyqësor.Sepse që në momentin që do të ngrihet komisioni i vlerësimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, atëherë pushteti i ekzekutivit triumfon mbi gjyqësorin.Kjo pikë është me të drejtë ku Kushtetuesja duhet ta jepte me vendim dhe të mos i merrte mendim Venecias.Ka disa pika ku Kushtetuesja vetë duhet të normonte ato pika që janë ankimuar.Është i diskutueshëm edhe momenti nëse në Komisionin e Vlerësimit do të ketë persona të SHISH apo SHKB, është terësisht anormale, antikushtetuese.Komisioni përbëhet nga 12 anëtarë, do ketë një vendimarrje dhe nga të huajt. Kush na garanton ne që këta të huaj janë terësisht të pastër.E dyta, këta të huajt që do të marrin pjesë në Komisionin e vettingut kush i ka zgjedhur? Në Shqipëri dihet, nuk vinë ajka, nuk vinë të huaj që janë të pastër. Edhe ato do të mbajnë pak a shumë qoftë nga opozita që mund të vijë në pozitë nesër, apo nga kjo pozitë që mund të rimarrë sërish pushtetin.Ka një ngërç. Dhe tjetra, që në zgjedhjen e anëtarëve qoftë të gjykatës së shkallës së parë, të 12-shes, apo 7 anëtarët që është Komisioni i Apelimit dhe 2 që janë në Komision. Dhe në fund fare listën e japin të huajt.Mendoj që të huajt duhet të kishin më shumë rolin e një vëzhguesi sesa të një vendimarrësi në përzgjedhjen e tyre.Dhe dy momente të tjera që prokurorët dhe gjyqtarët mund ti kishin ngritur më herët, ose mund ti ngrenë se kanë një seancë dëgjimore në Kushtetuese. Ka filluar formulari lidhur me deklarimin e pasurive të tundshme dhe të patundshme dhe në rast se ky formular ka shkelje kalon në çështje penale. Atëherë ky gjyqtar apo prokuror ku do ta ankimojë?Nuk ka ku.Së dyti, shkelja e privatësisë.Nuk mundesh ti të autorizosh pranë këtij komisioni të drejtën për të kontrolluar bashkëshorten ose bashkëshortin e gjyqtarit, jetën private të tij, të marrësh fotografitë e dasmave ose me kë do pijë kafe një gjyqtar apo prokuror.Mund të ulet një person, qoftë edhe një sekondë në tavolinën e gjyqtarit dhe prokurorit dhe menjëherë mund të fotografohet, ai person mund të jetë i dyshuar për një vepër penale të rëndë dhe bëhesh objekt deri në largimin nga puna.Ka probleme që Kushtetuesja i ka pasur të gjitha mundësitë, por qëllimi i saj është ta shtyjë disa muaj, disa gjyqtarë dhe prokurorë u gëzuan nga ky pezullim dhe kujtuan se ishte një fitore por nuk është aspak.Ai që ka lyer duart me korrupsion, ka vënë pasuri të dyshimta, do të largohet.

Një ditë gjyqtar është shumë

Më përpara ikën një Ministër nga kabineti se një gjyqtar.Koha ka treguar se të gjithë gjyqtarët që janë larguar e kanë ankimuar në Kolegjin e Bashkuar të gjykatës së Lartë dhe janë rikthyer në punë. Në muajin tetor, pa u pezulluar ligji për vettingun, nuk kemi bërë asnjë seancë gjyqësore.Të gjithë gjyqtarët vraponin për të gjetur letra edhe të panevojshme për të plotësuar formularin.

Ëndrra për një shtëpi në Bllok

Ne që kur fillojmë juridikun, studentët, nuk fillon asnjë për të dalë avokat, të gjithë do të bëhemi gjyqtarë dhe prokurorë. Është menduar me të madhe se me tu bërë gjyqtar dhe prokuror, për dy vjet blejmë shtëpi në Bllok.Edhe magjistratura, morëm magjistratët 3 vjet, përzodhëm 7 apo 10 veta dhe me një vit punë u bënë me vila në mes të Bllokut. Drejtësia ka probleme për sa kohë ne vumë kufirin e moshës 25 vjeç për tu bërë gjyqtar, nuk ndodh në asnjë vend të botës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img