Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Visar Zhiti rrëfen MOMENTET më të dhimbshme: Si reaguan nxënësit kur më arrestuan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Poeti i njohur Visar Zhiti ka rrëfyer takimin me nxënësit e tij kur u burgos nga regjimi komunist.

Në një aktivitet të organizuar nga Instituti i Studimeve Politike, shkrimtari është kthyer pas në kohë dhe ka cekur atë pjesë të vështirë të jetës së tij, kohën kur u persekutua për një poezi.

Ai tregoi reagimin e nxënësve të tij, të cilët kishin zbritur nga fshati për të parë mësuesin e tyre, ndërkohë që njëri prej tyre i bëri me gjest shenjës e grushtit për t’i thënë qëndro i fortë.

‘U arrestova për poezi, kisha bërë ca poezi që për kohën dukeshin të trishta, nuk lejohej të ishe i trishtuar, duhej të gëzoheshe me detyrim. Sipas aktekspertizuesve, ishin edhe ata poetë, kishin një gjuhë metaforike që të linin të nënkuptoje se ishin edhe ata kundër regjimit.

Pashë nëj nga të akuzuarit dhe dy policë anash, shikoj një rrjesht me nxënësit e mi, kishin zbritur nga fshati të gjithë kokëulur. Ishte shumë e dhimshme dhe për mua që shikoja nxënësit dhe u gëzua shumë, kuptoi që mësuesi kupton, është gjallë akoma nga torturat dhe i lajmëroi menjëherë shokët dhe ma bëri me shenjë, ma bëri me sy. Nuk duket, këtë nuk e ka historia dhe as ka për të hyrë në histori, por janë pikërisht ato gjestet njerëzore që na bëjnë njerëz, që na bëjnë t’i japim vlerë jetës dhe kuptim. Dhe nxënësit pastaj po më shikonin, diku aty dikush pranë, njëri më kujtoi, bëri me gjest shenjën e grushtit, më tha qëndro me atë shenjë’, rrëfeu Zhiti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img