Hapësire reklamuese

Aktualitet

Visar Zhiti: Nuk kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, le të hapen dosjet

Shkruar nga Newsbomb

Shkrimtari Visar Zhiti, i ftuar mbrëmjen e sotme në edicionin e lajmeve në Ora News ka dhënë një intervistë në lidhje me librin e tij më të ri, i cili është botuar edhe në rumanisht.

Pas një kohe shkëputje  nga intervistat, Zhiti është pyetur ndër të tjera për situatën e diskutuar së fundmi në lidhje me hapjen e dosjeve të sistemit komunist dhe përfshirjen në një debat me ish-shefin e policisë së kampit të Qafë-Barit, Edmond Çaja.

Shkrimtari është shprehur se nuk ka punuar kurrë  në një ofiçinë dhe dosjet duhet të hapen për t’u bërë publikë emrat e sistemit komunist.

‘Ai (ish drejtori i burgut të Qafë-Barit) bashkë me të tjerët që nuk shfaqin pendesë, edhe tani që nuk janë më policë dhe as un nuk jam më i burgosur politik, me paturpësinë më të madhe vërsulen përbindshëm drejtuar ne të burgosurve politik.Në letrën e tij të hapur vihet re një krenari boshe, shifje, kapota të varura bosh, helmeta dhe çizme kuestori. Ky njeri ( ish drejtori i burgut të Qafë-Barit) e shikon kalimin tim nga burgu i Spacit në Qafë-Bar si të dërguar me mision. Në atë letrën e tij të famshëm, ky njeri thotë që kam punuar në një ofiçinë, kur faktikisht unë s’kam punuar fare atje dhe s'kam qenë asnjë sekondë bashkëpunëtor i tij. Në librin tim shkruaj që në vitin 1989 kam refuzuar të bëhem bashkëpunëtor i Sigurimit, por mesa duket këtyre i ka hypur një nostalgji për telat me gjemba. Ka munguar hapja e dosjeve, po jetojmë në një demokraci të drejtuar nga ata që na kanë persekutuar në kohën e regjimit. Mungon e drejta, e vërteta dhe ndëshkimi të paktën moral. Ne duhet të kemi kultin e së vërtetës. Qëllimi i veprës sime së quajtur Burgologji, është që të merresha me dukuritë, e keqja është bërë me njerëz, me emra, domosdoshmërisht një ditë emrat do dalin. Është krijuar një gjendje e tillë që ka munguar hapja e dosjes, e së vërtetës. Diçka është bërë, diçka është thënë. Mungon e vërteta, e edukatës njerëzore. Duheshin bërë publikë emrat e sistemit komunist. Diçka është bërë, edhe unë e kam marrë dosjen time. Në qoftë se ai që thotë këtë dhe gjendet në atë dokumentacion atëherë çështja duhet të zgjidhet, në qoftë se jo të ndëkohet’, tha Zhiti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese