Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

“Virusin e hodhën me aeroplanë”, Albërie Hadërgjonaj flet për betejën me Covid: Nuk duroja dot më dhimbjet (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5009f24cb66dbaa7c356dd9855398fdb

Këngëtarja e njohur shqiptare kja folur për betejën e saj me Covid-19.

Hadërgjonaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, ku ka treguar se është prekur nga Covid në shkurt të vitit të kaluar kur ishte në SHBA. Ajo ka treguar se e ka kaluar me simptoma të rënda dhe se ishte shtruar në spital.

“Ka qenë një periudhë e frikshme, unë isha në një shtëpi vetëm dhe njerëzit vdisnin. Dhe aty më ka zhgënjyer Amerika pak sepse unë e dua Amerikën shumë dhe thoja: Si ka mundësi qe njerëzit te vdesin ne Amerike kështu, por edhe atje u bë çdo gjë politike, sepse merrnin 1.2 milion dollar për çdo pacient që ishte me COVID-19.

Mbaj mend thirra 911 për me më marrë edhe mu sepse isha krejt e paaftë për t’i përballuar dhimbjet e trupit dhe kur erdhën me më marrë, iu thash ‘ s’po mundem më nga dhimbjet’, pavarësisht se përpiqesha, me dhune pija çajëra, limonë, zvarrë shkoja që t’i zija ato. Dua të falënderoj Zeqë Kuqin (babai i Yllka Kuqit) që janë familja ime e dytë.

Ai ka qenë non-stop me mua në telefon, ai është një kardiolog me një eksperiencë shumëvjeçare dhe janë miqtë e mi më të mirë. Unë merrja një tenxhere me ujë dhe fusja gjethe dafine me shumicë, unë bëja avull dhe hapeshin arteriet e mushkërive dhe në njëfarë forme merrja frymë, vitaminë C nga 2 miligramë në ditë merrja, një serup kolle sepse në Amerikë pa përshkrim të doktorit nuk të japin ilaçe”, ka treguar më tej Albërija.

Sakaq, këngëtarja ka hedhur akuza lidhje me shfaqen e Covid-19 duke thënë se ka qenë i orkestruar dhe jo në formë natyrore.

“Unë mendoj se ai virus kur u hodh në fillim, sepse ai është hedhur me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën, ka qenë shumë intensiv dhe shumë i fortë dhe unë e kam përjetuar shumë keq, kështu që të kenë shumë kujdes njerëzit, sepse nuk është shaka. Sepse këtu thonë njerëzit ‘A shaka është, grip është, jo nuk është e vërtetë, është një virus që për ata që kanë një imunitet të dobët mund t’iu lëjë pasoja nëse shpëtojnë, po mund t’jua marrin edhe jetën”, tha ajo ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img