Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Virusi mund të pësojë mutacione vitin e ardhshëm, CEO i BioNTech jep lajmin e keq: Do na duhet një formulë e re…

Shkruar nga Newsbomb
Virusi mund të pësojë mutacione vitin e ardhshëm, CEO i

Shefi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin është shprehur se një formulë e re për vaksinën anti-Covid të Pfizer/BioNTech mund të jetë e nevojshme brenda mesit të vitit të ardhshëm, për shkak të mutacionit të koronavirusit.

Ai tha se variantet që janë në qarkullim, sidomos ai Delta, janë më ngjitës, por jo aq të ndryshëm nga varianti fillestar sa për të minuar efikasitetin e vaksinave aktuale.

Sipas tij në mesin e vitit të ardhshëm mund të nevoitet një vaksinë ndryshe por tani nuk është e nevojshme.

Sahin tha se evolucioni i virusit është i vazhdueshëm dhe sapo ka nisur. CEO i BioNTech konfirmoi faktin që virusi do të pësojë mutacione të tjera që mund t’i shpëtojnë imunitetit që sigurojnë vaksinat.

Sondazh

Poll