Hapësire reklamuese

Aktualitet

Virozat e stinës, Ministria e Shëndetësisë: Vetëm sot janë kryer 576 vizita në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Si pasojë e gjendjes gripale që ka prekur pjesën më të madhe të vendit, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë të dhëna zyrtare për vizitat e kryera në qendrat shëndetësore në kryeqytet gjatë ditës së sotme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme, deri në orën 19:20 në 10 qendrat shëndetësore të Tiranës janë kryer në total 576 vizita, nga të cilat 301 në moshë pediatrike dhe 275 moshë e  rritur.

Ndërkohë për të shmangur përhapjen e gripit në kopshte, shkollat 9-vjeçare dhe shkollat e mesme, Ministria e Shëndetësisë në kuadër të masave të ndërmarra, ka parashikuar mbylljen e këtyre institucioneve në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017.

Nxënësit e shkollave dhe kopshteve në mbarë vendin do të ulen në banka më 9 janar. Ndonëse ishte parashikuar që mësimi për vitin 2017 të fillonte më herët, vonesa ka ardhur për shkak të motit të ftohtë dhe situatës gripale në vend.

“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministria e Shëndetësisë, në bazë të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016 (“Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”), sipas udhëzimeve kombëtare, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik, ka urdhëruar sot më datë 03.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017”, thuhet në njoftimin e MSH.

Si rezultat i gjendjes gripale,  qeveria ka vendosur caktimin e datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.