Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Virologia e ISHP: Mutacioni i COVID-19 ka ardhur në vendin tonë, por nuk e dimë cili variant qarkullon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aace44399758c6986e8f79c8569ca890

Ekspertët e shëndetësisë besojnë se mutacionet e COVID-19 po qarkullojnë edhe në vendin tonë, nisur nga përhapja e shpejtë e infeksionit dhe infektimi i moshave të reja.

“Ne kemi sinjale shumë të arsyeshme dhe performancë laboratorike që kuptojmë se variantet e reja janë në qarkullim. Nuk mund ta mohoj se kemi në qarkullim variantet e reja që kanë një përhapje më të madhe në të gjithë botën”, thotë virologia e ISHP-së Iris Hasibra.

Por për të mësuar se cili prej mutacioneve po qarkullon në vendin tonë, duhet të priten përgjigjet e analizave të dërguara në Londër.

“Tashmë duhet të kuptojmë nëse kemi në qarkullim variantin britanik, apo ndonjë variant tjetër të Covid që po qarkullon në Evropë apo në botë. Tashmë presim një analizë të thellësishme gjenetike për të parë dhe efekshmërinë e vaksinës”, shton ajo.

Instituti Shëndetit Publik disa javë më parë dërgoi në Londër rreth 40 mostra të pacientëve të prekur nga COVID-19, por rezultati i tyre nuk ka mbërritur ende në Shqipëri.

Më shumë

spot_img
spot_img