Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Këto VIP-set të trashin fare…

Lajme të ngjashëm

Që jemi popull qejfli, kjo s’ka pikën e dyshimit. Edhe që qejfi paguhet, e dimë të gjithë….Ajo që nuk dimë ne është; me çfarë e paguajnë VIP-at tanë gjithë këtë qejf.

 

“Facebook-u” dhe “instagram-i” gëlojnë nga fotot që ndajnë personazhet për ndjekësit e tyre. Herë me makina luksoze, herë në restorante që “ne të tjerët” as emrin nuk ja artikulojmë dot, herë nëpër qendrat tregëtare më në zë të modës, herë me pushime në vendet ekzotike…

E meqë jemi te pushimet e vendeve ekzotike, kur shoh fotot e VIP-ave tanë më ngatërrohen stinët. Harroj fare qe këtu bie shi, ngaqë atje shoh vetëm diell, det, jahte… Madje, harroj dhe që jetoj në Shqipëri dhe këto “historitë” se jemi ende një vend në zhvillim, më duken të gjitha broçkulla.

 

Se mos dëgjoj ndonjë nga ju të thotë se artistët janë të varfër se, nëse këta VIP-at tanë mund të quhen artistë, atëherë, ne ja kemi hedhur vendeve të Botës së Tretë.

 

Ne jemi të “botës së qefit” or miq!

 

A.M

 

Më shumë