Hapësire reklamuese

Showbiz

Vipat bëhen bashkë për përdhunimin e 11 vjeçares, bëjnë thirrje: Publikoni emrat, vajzat duhet t’i njohin monstrat

Shkruar nga Newsbomb

Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Kosovë, ku një 11 vjeçare është përdhunuar nga 5 burra ka shkaktuar reagime të shumta dhe zemërimin e disa personazheve publikë.

Lidhur me ngjarjen tronditëse për familjarët e të miturës dhe mbarë opinionit publik, sot pritet të mbahet një protestë nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Dafina Zeqiri, Tayna, Fifi, Tuna, Yll Limani, Gold AG, Dj Geek, Argjira Spanca, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj dhe Ron Zaiti janë disa nga personazhet publikë që kanë reaguar për këtë ngjarje të rëndë

Ata kanë dënuar aktin çnjerëzor dhe kanë bërë thirrje që të publikohen emrat dhe fytyrat e autorëve të krimit në mënyrë që të gjitha vajzat të kenë kujdes e t’i njoohin monstrat.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.