Pas fushatës “Ice bucket Challenge”, ku personazhet e njohur shqiptarë u lagën e u lanë me kova me akull, tanimë, duket se e kanë gjetur diçka tjetër me të cilën mund të merren.
“Fotot që nuk do i publikoje kurrë” quhet fushata e rradhës ku VIP-at tanë nominojnë njëri-tjetrin dhe publikojnë foto që në kushtë të tjera nuk do i publikonin kurrë. Ajo qe ka iniciuar këtë fushatë është prezantuesja Albana Osmani e cila ka bërë pjesë të fushatës edhe koleget e tjerë VIP-a. "Instagrami" gëlon nga fotot, dhe vëmendja e ndjekësve për personazhet është maksimale. Të gjithë i kemi bërë sytë katër për të parë foton që personazhi ynë i preferuar, nëse nuk do ishte nominuar, nuk do denjonte ta publikonte kurrë.Një prej tyre është edhe opinionisti i njohur Olti Curri.Përgëzime VIP-a! Ja dolët sërish të tërhiqni vëmendjen tonë.