Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
35 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Vila e resorte në Butrint? Margariti: Nuk do të ketë ndërtime në këtë zonë, vetëm qendër vizitorësh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, foli sot për debatet që po bëhen për çështjen e Butrintit, duke ripërsëritur se nuk do të ndërtohet asnjë hotel apo kullë.  

Pas mbledhjes së këshillit të ministrave, Margariti  tha se do të ndërtohet vetëm një qendër vizitorësh.

albsig

spring

“Plani i Butrintit ka vendosur në vëmendje për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura, aty ku kanë humbur statusin. Çfarë do të ndodhë me zonën e pambrojtur që u hoq në janar të këtij viti. Dy javë më parë u dha leje për investim te gjiri i Manastirit.

 Zona e hequr prej 800 hektarësh është zona e Ksamilit, që shpesh e kemi quajtur Bathorja e Butrintit. Kjo është një zonë e deklaruar dhe me potenciale arkeologjike. Nga 2014 e më pas kemi vendosur një kuadër të qartë ligjor, ku kemi parë mungesën e potencialit. Nuk prekim asgjë që ka vlera mjedisore ose arkeologjike.

Sa i përket zonës së Manastirit, ajo vazhdon e ka të njëjtin status, është status i një objekti fetar. Nuk ka rishikime të zonës për të hapur rrugën këtyre veprimeve. Sa i përket planit të menaxhimit, ndërtime në zonë nuk do të ketë, përvecse shikimit për qendrën e vizitorëve, që është një aset i munguar dhe i nevojshëm. Si i tillë do të shihet brenda të gjitha kritereve. Synimi ynë është ta kthejmë parkun në një park karbon-free”, u shpreh ministrja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img