Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Mër
33 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Viktor Tushaj me banorët e ‘’Besëlidhjes’’ në Lezhë, shoqërohet nga deputetët Kadeli dhe Ndoka

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Lezhës Viktor Tushaj ka biseduar sot me banorët e lagjes ‘’Besëlidhja’’ të këtij qyteti duke u thënë atyre se do ta transformojë Lezhën falë edhe eksperiencës që ka në krye të kësaj bashkie. Tushaj ishte bashkë me deputetët e qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli dhe Arben Ndoka.

“Në harkun e këtyre viteve kemi ditur të ndërtojmë ato modele, kemi ditur që të vendosim gurë të rëndësishëm në themelin e zhvillimit për të ecur përpara. Përpiqem që ta transformoj qytetin duke u ardhur në ndihmë nevojave dhe shqetësimeve për ta shfrytëzuar së bashku qytetin. Vij me avantazhin e gjithë eksperiencave që kam në ndërtimin e projekteve dhe në realizimin e disa projekteve të cilat sot na bëjnë krenarë si qytetarë të Lezhës. Infrastruktura, shkollore ka qenë një ndër problemet që ka tërhequr vëmendjen tonë. Janë ndërtuar shkolla të reja në qytetin e Lezhës, sa nuk janë ndërtuar në asnjë bashki tjetër. Janë rikonstruktuar shkolla falë bashkëpunimit me partnerët dhe me donatorë”, tha Tushaj, duke shtuar se është krenar për qendrën e qytetit.

Ai u tregoi banorëve edhe se çfarë do ndodhë me Lezhën në 4 vitet e ardhshme.

“Unë jam i bindur se shumë e shumë gjëra të tjera duhen për qytetarët, reforma administrative territoriale do t’i japë një autoritet tjetër Bashkisë së Lezhës. Do t’i japë një autoritet tjetër për shkak të numrit të banorëve janë 120 mijë banorë, janë 460 kilometra katrorë, janë resurse që i bashkohen resursit që ka qyteti. Do t’i shtohet resursi i bujqësisë, do t’i shtohet një vijë prej 29 kilometra bregdet, do t’i shtohen dy laguna dhe të gjitha së bashku këto resurse me kapitale të mrekullueshme njerëzore, do ta kthejmë bashkinë e Lezhës në një bashki pilot dhe do t’i garantojë kësaj bashkie zhvillimin ekonomik”, vazhdoi ai më tej.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img