Hapësire reklamuese

Bota

Viktimë apo në mision vetëvrasës? Mister me shoferin e kamionit që shpërtheu urën e Krimesë

Shkruar nga Newsbomb
Viktimë apo në mision vetëvrasës? Mister me shoferin e

Ura e Kerçit që lidhte Krimenë me Rusinë, ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Gadishulli u aneksua nga Rusia në vitin 2018, në mënyrë të ngjashme me 4 rajonet e aneksuara një javë më parë.

Ura shpërtheu nga një lëndë e madhe eksplozivi që ishte vendosur nën një kamion. Por ajo që e bën mister këtë ngjarje është shoferi që drejtonte kamionin.

Shofer është një 51-vjeçar që quhet Makhir Yusubov. Mediat ruse raportojnë se është gjetur edhe pronari i kamionit. Pronari është Boris Yusubov nga Krasnodari i Rusisë, i cili ia shiti automjetin një personi tjetër.

Gjatë kontrollit të kryer për hyrjen e urës, drejtuesi i mjetit ka qenë i qetë, ka pasur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe nuk ka ngritur dyshime te policia. Mediat e huaja bëjnë me dije se shoferi ka pasur kontakt me familjen dy ditë më parë dhe më pas nuk i ka telefonuar më.

Të gjithë skenarët janë të hapur se si u shkaktua shpërthimi i madh në urën e Kerçit, një goditje për një infrastrukturë kritike për Rusinë, por edhe një goditje për prestigjin e Rusisë brenda territorit të saj.

Kush e planifikoi sulmin? Kush e ekzekutoi atë në një mënyrë që duket shembullore? A ishte shoferi në një mision vetëvrasës apo nuk ishte në dijeni se automjeti i tij ishte i montuar me një sasi të madhe eksplozivi? Për momentin, asnjëra palë nuk po jep përgjigje të qarta.

Ukraina, që nga herët të shtunën, nxitoi të mirëpresë goditjen, por zyrtarisht as konfirmon dhe as mohon se forcat e saj ishin pas sulmit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu