Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Viktima që zunë poshtë pllakat e mermerit në Durrës ish-student i dhjetorit, si dashuria për vendin s’e la të jetonte në emigrim

Shkruar nga Newsbomb
Viktima që zunë poshtë pllakat e mermerit në Durrës

Arben Kurmeka është 52-vjeçari i cili humbi jetën ditën e djeshme tragjikisht në Durrës, pasi e zunë poshtë pllakat e mermerit që i kishte të ngarkuara në kamion. Përmes një postimi në “Facebook”, lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.

Teksa ka publikuar disa foto krah Kurmekës, Bylykbashi shkruan se me ikjen e tij 52-vjeçari ka lënë një dhimbje të madhe pas te familjarët dhe miqtë e tij.

“Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe”, shkruan Bylykbashi.

Kurmeka ishte një nga studentët e parë të aktivizuar në Lëvizjen Studentore në dhjetor të vitit 1990-të.

Ai u lind në Tropojë dhe pas lëvizjes studentore emigroi drejt Greqisë për tu kthyer më pas sërish në Durrës. Por, rrëmujat e 97-ës bënë që Arbeni të emigronte sërish, kësaj here drejt Gjermanisë.

Dashuria për qytetin dhe vendin e tij, bënë që 52-vjeçari të rikthehej sërish në qytetin e Durrësit aty ku dhe më pas ndërrtoi biznesin e tij.

 

© Fotot e marra nga Facebook i Oerd Bylykbashit 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese