Viktima e gjetur ditën e sotme në qendër të qytetit, është identifikuar nga policia lokale në Lushnje. Bëhet me dije se shtetasi i gjetur i pa jetë është me inicialet SH.GJ dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Në datën 28.07.2017, rreth orës 17:40, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, anës aneksit të stadiumit është gjetur nga banorët i vdekur një shtetas i seksit mashkull.
Nga verifikimet e bëra u konstatua se kufoma i përket shtetasit Sh.Gj, 69 vjeç, banues në lagjen “Kongresi Lushnjes”.
Nga kqyrja e jashtëme e kufomës dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale pasi nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për vlerësim.