Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Viktima më e re nga Covid në Shqipëri, i ati s’e di që ka humbur djalin. Mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më fal se…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ae51a9e3c458912588afd0d83b157882

Kjo javë nisi me disa lajme të trishta, ndër të cilat ishte dhe vdekja e 17-vjeçarit Qamil Seiti, i cili shënoi kështu dhe viktimën më të re në moshë nga koronavirusi në vendin tonë.

Ai ishte prej katër ditësh i shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, teksa nuk mundi t’i mbijetojë sëmundjes, pasi i kishte mushkëritë 100% të prekura. Shefja e Reanimacionit tek COVID-2, Alma Cani, e cilëson si një prej rasteve më të vështira.

“Trajtoheshin më tepër se dhjetë ditë në shtëpi. Fatkeqësisht djali erdhi në situatë të avancuar, rezultonte me analizat që bëmë dhe skanerin që tregonte se prekja e mushkërive ishte 100%. Nuk kishte mushkëri që të merrte frymë. Ndoshta dhe ardhja me vonese ishte pjesë e kësaj drame”, tha mjekja për Abcnews.

E përlotur ajo rrëfen dhe fjalët e fundit të adoleshentit.

“Megjithë përpjekjen që ne bëmë me shpirt, asistencat që u bënë në të gjitha drejtimet dhe ato fjalët e atij djali që më janë ngulitur mua dhe jo vetëm, por të gjithëve këtu: O teta më falni se ju lodha. E kuptonte dhe vetë që ne po përpiqeshim për t’i dhënë jetë, por ishte e pamundur”.

Në spital i riu kishte dhe prindërit, që të dy me Covid. Nëna, arriti të mposhte virusin, ndërsa i ati vijon i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që ende nuk i kanë treguar se ka humbur të birin. 

Më shumë

spot_img
spot_img