Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Viktima e parë e përmbytjeve, Panariti: Rrezik i madh banimi pranë lumenjve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përmbytjet shënojnë viktimën e parë. Një grua ka gjetur vdekjen sot në banesën e saj teksa qëndronte brenda oborrit të shtëpisë, pasi lumi ka vërshuar mbi shtëpinë e saj.

Monika Abrashi 38 vjeç ka ndërruar jetë në Pogradec, pasi lumi Vërdovë ka përmbytur banesën, e cila ndodhej shumë pranë rrjedhjës së lumit.

Deri më tani përmbytjet nuk kishin shkaktuar asnjë viktimë por vërshimi i lumit këtë herë ka krijuar një tragjedi për familjen Abrashi.

Trupi i gruas është gjetur rreth 1 kilometër e gjysmë, larg banesës së saj, ku rrjedha e lumit e ka përfshirë. Viktima e përmbytjeve u gjet në afërsi të liqenit, ku shkarkohej lumi, 20 metra larg bregut.

Për ngjarjen ka folur ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili deklaroi se ndërtimet pranë lumenjve janë në rrezik. “Në rrezik nuk është vetëm jugu por edhe veriu. Ndërtimet pranë lumenjve janë në rrezik të madh.”, tha Panariti, duke shtuar se duhen pastruar ndërtimet pranë lumenjve dhe të mirëmbahen argjinaturat e lumenjve.

Kurse Avokati i Popullit  ka shprehur ngushëllimet familjes për vdekjen e 38-vjeçares, duke u bërë thirrje  të gjithë qytetarëve që të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e dhëna nga autoritetet në zonat më problematike në mënyrë që të evitohen humbjet e jetëve.

Avokati i Popullit nga ana tjetër u ka bërë thirrje autoriteve shtetërore që të vazhdojnë të jenë në gadishmëri të plotë për çdo rast emergjencë.

Deri tani nga të gjitha zonat e përmbytura janë evakuar 500 familje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img