Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Vijonin ilegalisht punën me lojrat e fatit, procedohen penalisht 6 persona në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

-I. M., 41 vjeç dhe S. Ç., 65 vjeç, pasi në rrugën “Foto Xhavella”, në një lokal, ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– B. N., 36 vjeç dhe M. M., 25 vjeç, pasi rrugën “Foto Xhavella” në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– L. Q., 38 vjeç dhe H. M., 57 vjeç, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

 

Më shumë

spot_img