Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vijonin aktivitetin e lojërave të fatit, procedohen 2 pronarë lokalesh

Shkruar nga Newsbomb

Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 2 shtetas për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", " Mospagim i taksave","Fshehja e të ardhurave"

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasit:

- D.H, 36 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar.

-A.T, 28 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe nuk ishte i pajisur me kasë fiskale.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll