Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Vijon zjarri i madh në Kashar, zbulohet kush është fabrika që mori flakë, u dogj edhe vjet (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vijon zjarri i fuqishëm që ra në një fabrikë riciklimi mbetjes në Kashar paradien e sotme. Burime nga policia japin të tjera detaje.

albsig

Mësohet se zjarri i përmasave të mëdha ka rënë në magazinën e fabrikës “Everest” . Shërbimet zjarrfikëse të kryeqytetit, Vorës dhe 3 zjarrfikëse të ushtrisë ndodhen në vendngjarje prej dy orësh po bëjnë të pamundurën për shuarjen e flakëve. Njëra nga fabrikat është shkrumbuar totalisht dhe po punohet që të mos digjhet magazina tjetër.

Përreth fabrikës ndodhen edhe biznese të tjera, të cila rrezikohen nga zjarri.

Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale, pasi magazina është e shkrumbuar plotësisht. 

Ndërsa është bllokuar qarkullimi në të gjithë zonës dhe është stakuar energjia elektrike. Ende nuk ka një informacion të saktë se kush kanë qenë shkaqet e zjarrit, ndërsa pas shuarjes së flakëve pritet që të nisin hetimet.

Nga vendi i ngjarjes Drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë Shkëlqim Goxhaj eklaroi se kjo kompani riciklimi në Kashar është përfshirë nga flakët edhe vjet.

“Nuk bëjmë dot gjë tani, vetëm të izolojmë zjarrin. Në momentin që sigurojmë që zjarri nuk kalon në magazinën tjetër, do të shuajmë shumë shpejt këtë. Biznesi nuk ka reaguar sistemi i zjarrit. Është hera e dytë që digjet, është penalizuar që nuk ka marrë masat për zjarrin, pavarësisht se ishte djegur më parë. Kompania nuk kishte marrë masat për reagimin. Kryesore është që të mos dëmtohen qytetarët, më vonë do të flasim për gjërat e tjera”, tha Goxhaj.

Në zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike për shkak të rënies së zjarrit. 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img