Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Vijon regjistrimi fillestar në bregdetin e Jugut

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas një pune voluminoze në terren dhe në zyrë, si dhe evidentimit të problematikave të shumta lidhur me regjistrimin e tokave në këto zona, Kadastra Shqiptare përfundon me sukses procesin e regjistrimit fillestar për Bllokun e I dhe II të ZK 2518 Lukovë me 1234 pasuri, nga të cilat rreth 800 pasuri janë tokë bujqësore, ndersa të tjerat banesë dhe objekte shërbimi dhe pune.

Nga dita e sotme, të gjithë titullmbajtësit të cilët e kanë paraqitur dokumentacionin e plotë, duhet të aplikojnë në portalin qeveritar e-Albania për tu pajisur me certifikatën e pasurisë.

Kështu për herë të parë në historinë e vendit, në gjithë zonën e Lukovës lëshohen certifikatat e pronësisë.

Gjithashtu sot fillon procesi i konsultimit publik për zonën e Palasës dhe të Himarës qytet. Më konkretisht për Bllokun I të ZK 1952 Himarë me 1923 pasuri nga të cilat 1177 pasuri private tokë bujqësore, si dhe konsultimi publik për ZK 2863 Palasë me 1159 pasuri në total nga të cilat 646 pasuri private tokë bujqësore.

Ftojmë të gjithë titullmbajtësit në ZK 1952 Himarë dhe ZK 2863 Palasë të paraqiten pranë zyrës së konsultimit publik për tu konsultuar më regjistrin dhe hartën paraprake të regjistrimit fillestar. Gjatë periudhës 45-ditore të gjithë qytetarët që kanë pasuri të paluajtshme në këto zona kadastrale mund të paraqiten për tu konsultuar me të dhënat e pasurisë, si dhe në rast se do të kenë pretendime mund të depozitojnë ankesë/kerkesë pranë ASHK, në zyrën e konsultimit publik , në email zyrtar apo më rrugë postare.

Të gjithë qytetarët e interesuar do të kenë afat 45 ditor të konsultojnë hartat e detajuara të pronave të përgatitura nga Kadastra. Pas këtij afati edhe për këto zona do të fillojë shpërndarja e certifikimit të pasurive.

Kujtojmë këtu se rregjistrimit fillestar në Jug i janë nështruar 7 zona kadastrale me rreth 15.000 pasuri gjithsej, përfshire fshatrat historikë të Bregut, Dhërmi, Vuno, Himarë, Palasë, Gjilekë, Ilias dhe Lukovë. Regjistrimi fillestar ka filluar dhe është braktisur 2 herë përgjatë viteve, ndërsa kjo është hera e tretë që ky proces ka filluar që prej një viti dhe kësaj radhe po përfundon me sukses.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img