Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vijon protesta para Kryeministrisë dhe MASH, studentët po përballen me të ftohtin e acartë

Shkruar nga Newsbomb

Vijon ende protesta e studentëve, të cilët janë shprehur të vendosur ta vazhdojnë protestën e tyre.

Studentët janë të ndarë në dy grupe, disa janë vendosur para ministrisë së Arsimit dhe pjesa tjetër para Kryeministrisë.

Ashtu siç bënë edhe mbrëmjen e kaluar, studentët kanë paralajmëruar se do të protestojnë gjatë gjithë natës.

Ata kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që i duhen për të kaluar natën, pasi janë mbështjellë me batanije dhe kanë ndezur zjarr për tu ngrohur.

Edhe pse nuk janë të shumtë në numër, studentët po përballen me të ftohtin e acartë.

Ndërkohë një qytetare është sensibilizuar dhe i ka dërguar ushqime të rinjve para Kryeministrisë.

fhjg.jpg

ghf.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese