Hapësire reklamuese

Politikë

Vijon përplasja mes Dritan Lelit dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak: Mbledhja vetëm në “Zoom”, masat anti-Covid janë ende në fuqi

Shkruar nga Newsbomb
Vijon përplasja mes Dritan Lelit dhe anëtarëve të

Kryetari i Bashkisë së Vlorës,  Dritan Leli ditën e sotme i ka kujtuar edhe njëherë anëtarëve të Këshillit se masat anti-Covid janë ende në fuqi dhe mbledhjet do të vijojnë të zhvillohen online në platformën “Zoom”.

Ndër të tjera ai shtoi se tema e kërkuar për t’u zhvilluar ditën e sotme mund të futet në rendin e ditës të mbledhjes së parashikuar më 24 qershor, e cila si të gjitha mbledhjet e tjera do të zhvillohet online.

“Duke qenë se në datën 24.06.2021 është mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë online në platformën “Zoom”, në këtë mbledhje t’i bashkohet rendit të  ditës edhe rendi i ditës së mbledhjes jashtë radhe të datës 22.06.2021. Nëse ju e vlerësoni se mbledhja jashtë radhe e kërkuar nga ana juaj sipas rendit të ditës të parashikuar të zhvillohet e veçantë në datën 22.06.2021 në sallën e teatrit ‘Petro Marko’ kjo nuk mund të ndodhë, dhe nuk mund të zhvillohet veçse online pasi janë në fuqi masat e parashikuara nga grupi i ekspertëve për parandalimin e Covid-19. Ju kujtojmë se bazuar në masat anti COVID të përcaktuara nga Komisioni i Ekspertëve, zhvillimi i takimeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021”, tha Leli.

Kujtojmë që pak më herët Ministria e Shëndetësisë u ka kthyer përgjigje anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Vlorës, për mbajtjen e mbledhjes me praninë dhe të kryebashkiakut Dritan Leli.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se mund të zhvillohet mbledhja fizikisht, duke rresepektuar masat anti-Covid.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu