Hapësire reklamuese

Politikë

Vijon opercioni i FA për fikjen e zjarrit në Karaburun, Peleshi: Janë hedhur mbi 300 mijë litra ujë

Shkruar nga Newsbomb
Vijon opercioni i FA për fikjen e zjarrit në Karaburun, Peleshi:

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar sërish për situatën e krijuar nga zjarret në Karaburun, për shkak të temperaturave të larta që kanë mbërthyer vendin tonë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Peleshi bën me dije se në zonën e Karaburunit janë hedhur mbi 300 mijë litra ujë për të neutralizuar vatrat e zjarrit, duke theksuar se në rast nevoje do të shtohen mjetet nga ajri dhe toka.

“Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojne me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka”, shkruan Peleshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu