Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vijon operacioni 'Fijet' në Tiranë, shkon në 220 numri i kamerave të çmontuara, procedohen 7 persona të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Vijon operacioni 'Fijet' në Tiranë, shkon në 220 numri

Ka shkuar në 220 numri i kamerave të çmontuara në qarkun e Tiranës, ndërsa 44 persona janë vënë nën hetim.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se së fundmi janë çmontuar 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe nisi hetimet për shtatë shtetas për ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

Njoftimi i plotë:

Qarku Tiranë/Vijon faza e nëntë e zbatimit të planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Shkon në 220 numri i kamerave të çmontuara dhe në 44 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, çmontuan së fundi, 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe iniciuan hetimet për 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Më herët, nga strukturat e DVP Tiranë janë çmontuar 155 kamera dhe u iniciuan hetimet për 37 shtetas të tjerë.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të Tiranës, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Në zbatim të këtij plani operacional, në Rrugën e Vilave, “Azem Hajdari”, “Azem Galica”, “Europa”, “Sabri Preveza”, “Sarina”, “Staf Melani”, “Ali Kelmendi”, janë çmontuar 65 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese