Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Vijon misteri, suedezët gjejnë një rrjedhje të katërt gazi në tubacionin e Nord Stream

spot_img

Lajme të ngjashëm

Informacioni për një rrjedhje të katërt në tubacionin e gazit natyror Nord Stream u raportuan mëngjesin e sotëm nga media suedeze.

Një zëdhënës i rojes bregdetare suedeze tha për Svenska Dagbladet “dy nga katër rrjedhjet janë në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë dhe dy të tjerat në EEZ të Danimarkës”.

Kujtohet se të hënën u njoftua se ishin regjistruar tre rrjedhje në gazsjellësin Nord Stream që transporton gaz natyror nga Rusia në Gjermani, ndërsa vendet perëndimore flasin për “veprim të qëllimshëm” dhe sabotim.

Lajmi për një rrjedhje të katërt të Nord Stream vjen ndërsa CNN raporton se zyrtarët evropianë të sigurisë të hënën dhe të martën vëzhguan anije mbështetëse detare ruse në afërsi të rrjedhjeve të mëparshme.

“Për momentin, mbetet e paqartë nëse këto anije kanë lidhje me shpërthimet, por është një nga elementët që hetuesit po shqyrtojnë”, shtuan burimet e cituara nga CNN.

Më shumë




spot_img






spot_img