Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vijon largimi i emigrantëve, rradhë e gjatë në doganën e Kapshticës

Shkruar nga Newsbomb

Prej dy ditësh vijon largimi i emigrantëve drejt Greqisë e për pasojë është krijuar rradhë e gjatë e automjeteve në pikën doganore në Kapshticë.

Sipas të dhënave nga pika e kalimit në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një fluks udhëtarësh ku mësohet se ditën e djeshme janë regjistruar rreth 5146 shtetas shqiptarë e të huaj që kanë dalë, nga dogana dhe 2319 shetats shqiptarë e të huaj në hyrje.

 Pas përfundimit të festave të fundvitit  emigrantët i drejtohen vendeve ku jetojnë e punojnë.

Dogana shqiptare po punon me pesë sportele ndërsa ajo greke me 2.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.