Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Vijon ‘furtuna’ në Elbasan, shkatërrohet një tjetër grup kriminal, në pranga 6 persona

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Repartin RENEA dhe DVP Tiranë, kanë goditur një tjetër grup kriminal në Elbasan.

albsig

spring

Janë vënë në pranga 6 shtetasit me iniciale K. Gj., 32 vjeç, S. P., 23 vjeç, L. D., 35 vjeç, L. Gj., 25 vjeç, K. T., 31 vjeç, banues në Elbasan dhe A. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se shtetasit A. Q., dhe K. Gj., të cilët rezultojnë me precendentë penalë të mëparshëm, ishin organizatorët e grupit kriminal.

Ata siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Policia ka sekuestruar 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërkohë operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni “Shënkolli”.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Sektori për Narkotikët në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e tregëtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Finalizimi i operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Repartin RENEA dhe DVP Tiranë.

Në pranga 6 persona.

Sekuestrohen 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjatë ditës së sotme, në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënkolli”.

Në operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

  1. Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
  2. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
  3. P., 23 vjeç, banues në Elbasan;
  4. D., 35 vjeç, banues në Elbasan;
  5. Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan;
  6. T., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase.

Shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img