Një “fushatë dhune” është duke u zhvilluar së fundmi në SHBA, ndaj popullit aziatik që jeton atje.
Filipinasja 65-vjeçare është viktima e fundit e sulmeve anti aziatike në SHBA. Sulmi ndodhi në Manhattan të Nju Jorkut.
Shumë aziatikë janë sulmuar që nga fillimi i pandemisë duke e lidhur nacionalitetin e tyre me origjinën e Covid. Gjashtë gra aziatike u vranë vetëm dy javë më parë në Atlanta.
Sipas Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju jorkut, filipinasja ishte duke shkuar në kishë dhe në mes të ditës një burrë iu afrua asaj rastësisht, duke i bërtitur, e shtyu atë në dysheme dhe e goditi në kokë me shkelma.
Edhe pse po ndodhte në mes të ditës, askush nuk u afrua dhe nuk e ndihmoi gruan e moshuar.