
Ka filluar prej disa minutash mbledhja e radhës së KAS, ku në përfundim të rinumërimit të 144 kutive të qarkut të Beratit, rezultoi se LSI doli me 15 vota plus, PD minus 9 vota dhe PS minus 20 vota.
Teksa ishte duke folur përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj, është përfshirë në një debat me anëtarët e KAS, ku i është kërkuar që të zbatojë etikën.
Kaziaj: LSI ka sjellë para jush 2 kërkesa në të parën të cilat po shqyrtohen. Unë dua të them se ju keni shfaqur haptazi anësim në gjykim, anshmëri dhe jo profesionalizëm.
Lako: Ruaj etiokën kur flet në këtë seancë.
Kaziaj: Nuk ofendova njeri, përveçse po merrni vendime të tilla nuk po na lini të flasim. Qendrimet e mbajtura nga ana juaj nuk janë në pritshmëritë e këtij organi kolegjial. Sa i takon pavlefshmërisë, ishte haptazi në kamera dhe në seanca. Sa i takon kërkesës ankimore për ndryshimin e vendimit të Celibashit, që kemi kërkuar rinumërim të tabelës që përbënte në total 114 qendra votimi, nuk jemi të surprizuar nga ky rezultat sepse ky rezultat është nxjerrë nga ana juaj. PS ka marrë vullnetin e zgjedhësve dhe e kanë futur në koshin e fletave të veta. 20 vota më pak për PS në 114 kuti nuk janë pak, 15 vota plus për LSI nuk janë pak. Kërkoj që votat dyshojmë që nga pamjet filmike tonat janë vetëm për subjektet dhe jo për kandidatin. Votat mund të jenë tjetërsuar gjatë numërimit të votave për kandidatët.
Kaso: Për ne nuk ka pasur proces të lirë dhe të drejtë. Është përdorur makineria shtetërore. Ne kërkojmë rezultatet dhe nuk përputhen me qendrimin që kemi mbajtur. Jemi për hetim deri në fund për çdo kërkesë që i paraqitet kësaj trupe. Kutitë u hapën dhe parregullsitë ishin të shumta.
Përfaqësuesi i PS: Për ato që paraqiti LSI e mbështetëm kërkesën duke qenë të bindur se hapja e kutive do i vlente procesit zgjedhor. Mandati i fituar i pestë i LSI ishte apo jo ligjor. Mandati nuk do merrej unë e thashë se numërimi në Berat ka qenë në konform të ligjit.