Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vijon ankthi, tjetër lëkundje tërmeti

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër lëkundje tërmeti ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Tërmeti është regjistruar me magnitudë, 3.2 ballë.

Ndërkohë, pas goditjes së fortë, 5.8 ballë pasditen e djeshme lëkundjet kanë vijuar gjatë gjithë natës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja më e fortë pas atij 5.8 ballë, është regjistruar në mesnatë. Kjo goditje mësohet se ka qenë me magnitudë 4.9 ballë, me thellesi 6 kilometer.

Sipas sizmiologëve lëkundjet e post tërmetit kanë intensitet më të ulët dhe se nuk ka më vend për panik.

Nga ana tjetër si pasojë e lëkundjeve janë regjistruar dëme të mëdha, ndërkohë shumën qytetarë e kanë kaluar natën jashtë.

Situata më e rëndë është në qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Ndërkaq, tërmeti i regjistruar pasditen e djeshme është konsideruar si më i forti i 3 dekadave të fundit.

auto_Screenshot_61569134890.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll