Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vijojnë tensionet para parlamentit, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor

Shkruar nga Newsbomb

Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë para parlamentit.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor për të hyrë në parlament ku po zhvillohet seanca plenare.

Protestuesit shtyjnë efektivët e policisë të cilët qëndrojnë rresht para parlamentit.

Forcave të policisë i janë bashkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërkohë që boti me ujë po bëhet gati nga autoritetet për tu përdorur nëse do të jetë nevoja për të shpërndarë protestuesit.

Kujtojmë se në seancën e sotme do të betohen tre deputetë të rinj të opozitës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu