Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Vijojnë temperaturat e larta në vend, ja si do të jetë moti këtë fundjavë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta por njëkohësisht edhe të lagështa.

Në këtë mënyrë si për ditën e Shtunë (nesër) ashtu dhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungonjnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) në relievet malore në lindje si dhe ato kodrinore – malore në jug vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura.

Për ditën e Diel vranësirat në relievet kodrinore – malore në jug dhe lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave apo rrebesheve të izoluara dhe afatshkurtra.

Vlen për tu theksuar se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër si dhe prezencës së vranësirave (zagushi) temperaturat e larta të mesditës, do të ndihen disa gradë më shumë për trupin e njeriut se sa ato të matura nën hije në kafazin meteorologjik.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img