Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vijojnë shifrat alarmante, 6 humbje jetësh dhe mbi 500 raste të reja nga Covid-19 në vendin tonë

Shkruar nga Newsbomb
Vijojnë shifrat alarmante, 6 humbje jetësh dhe mbi 500 raste të

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 3677 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me me Covid-19, 566 qytetarë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë 6 persona nuk arritën të fitonin betejën me pandeminë, ndërsa 513 të tjerë kamë arritur të shërohen duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3677 testime, 566 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 513 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3677 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 566 qytetarë, në këto bashki:

262 në Tiranë, 48 në Fier, 27 në Durrës, 17 në Shkodër, 16 në Kamëz, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Vlorë, Lushnje, 12 në Gjirokastër, 11 në Krujë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Patos, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Elbasan, Dimal, Vorë, Kukës, nga 5 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 4 në Devoll, nga 3 qytetarë në Poliçan, Kuçovë, Korçë, Përmet, Delvinë, Kurbin, Mirditë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Konispol, Libohovë, Skrapar, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Memaliaj, Divjakë, Klos, Dibër, Has, Pukë.

Janë 6444 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 513 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        566

Të shëruar në 24 orë      513

Të shtruar në spitale       137

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                3677

Testime totale              1,273,212

Raste pozitive                180,029

Raste të shëruara            170,730

Raste Aktive                     6444

Humbje jete                      2,855

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3208

Fier                 778

Durrës            744

Shkodër         446

Elbasan          237

Korçë              185

Gjirokastër      181

Berat              175

Lezhë             172

Kukës             136

Vlorë               115

Dibër               67

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll